Zyrtare/ Largimi i Rrocës, Kukësi e zëvendëson me një mesfushor brazilian

schedule18:14 - 18 Shtator, 2020

schedule 18:14 - 18 Shtator, 2020

Kukësi lëviz në merkato dhe pas largimit të Eduart Rrocës, është afruar mesfushori brazilian, Matheus Leiria dos Santos. Braziliani ka firmosur pak çaste më parë kontratë 2-vjeçare me Kukësin dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Njoftimi i Kukësit:

“ZYRTARE!

Matheus Leiria dos Santos është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Mesfushori Leiria e njeh mirë futbollin europian duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U20, GE Juventus, Gloria e Barra.

Leiria do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Mesfushori Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit brazilian! Mirë se vjen Matheus!”, shkruhej në njoftimin e Kukësit./abcnews.al

✍🏻 ZYRTARE!⚽️ Matheus Leiria dos Santos është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori brazilian ka firmosur…

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Freitag, 18. September 2020