Kukësi lëviz në merkato dhe pas largimit të Eduart Rrocës, është afruar mesfushori brazilian, Matheus Leiria dos Santos. Braziliani ka firmosur pak çaste më parë kontratë 2-vjeçare me Kukësin dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 10.
Njoftimi i Kukësit:
“ZYRTARE!
Matheus Leiria dos Santos është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.
Mesfushori Leiria e njeh mirë futbollin europian duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U20, GE Juventus, Gloria e Barra.
Leiria do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Mesfushori Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit brazilian! Mirë se vjen Matheus!”, shkruhej në njoftimin e Kukësit./abcnews.al
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/2348763148602352:0