Zyrtare: Largimet “karikator” në Superiore, konfirmohen dy të radhës te Teuta dhe Dinamo

schedule19:37 - 10 Qershor, 2021

schedule 19:37 - 10 Qershor, 2021

Largimet janë kryefjala e këtyre ditëve të fundit në Superiore, me skuadrat, që kanë vendosur të zgjidhin çështjet me lojtarët aktualë e më pas të mendojnë për afrime.

Te Dinamo, Dejvi Bilali ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Dinamon. 24-vjeçari e konfirmuar këtë në një postim në rrjetet sociale. Ai lë klubin blu pas vetëm 6 muajsh, kur erdhi nga Vora.

 

Mesfushori u aktivizua në 13 ndeshje dhe 10 prej tyre i nisi nga minuta e parë. Një tjetër largim ka ndodhur te Teuta, aty ku braziliani Iran Junior ka vendosur të lërë klubin kampion.

Ai erdhi nga Besa e Kavajës në merkaton e verës, por aventura me Teutën nuk ishte ajo që pritej. Mesfushori zhvilloi vetëm 10 ndeshje në Superiore këtë sezon, pa shënuar asnjë gol. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!