Zyrtare: Laçit i ikën kapiteni, ka vetëm falënderime

schedule21:38 - 23 Korrik, 2020

schedule 21:38 - 23 Korrik, 2020

Mbrojtësit në Superiore, kanë filluar të largohen të parët. Pas Kukajt nga Luftëtari dhe Teqjas nga Kukësi, është radha e Gjonit për t’u larguar nga Laçi. Pas 5 sezonesh, 27-vjeçari i ka dhënë lamtumirën klubit kurbinas.

“Nga sot, pas 5 sezonesh të mrekullueshme, nuk do jem më pjesë e Laçit. Falenderoj presidentin Pashk Laska për besimin e dhënë. Gjithashtu, falenderoj trajnerët dhe futbollistët që kam punuar gjatë këtyre 5 viteve.

Një falenderim shkon dhe për tifozët që na kanë mbeshtetuar, si në te mirë, ashtu dhe në të keqe. Ju uroj suksese në vazhdim!”, shkroi Gjoni në faqen e tij zyrtare./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CC_vFxcAMbr/?igshid=h9gub19kp380

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!