Zyrtare/ Laçi prezanton afrimin e radhës, një kampion për sulmin e Duros

schedule20:54 - 18 Qershor, 2021

schedule 20:54 - 18 Qershor, 2021

Laçi është një nga klubet më aktive në merkato. Bardhezinjtë janë përforcuar me disa lojtarë deri tani, teksa sapo kanë prezantuar edhe Dejan Zarubica.

28-vjeçari nga Mali i Zi aktivizohet në majë të sulmit dhe vjen nga ekipi i Buducnost, me të cilët u shpall kampion dhe shënoi 8 gola sezonin e kaluar.

Zarubica, i cili ka firmosur për dy vitet e ardhshme me Laçin, ka veshur fanellat e kombëtareve U16 (17 gola) dhe U19 (8 gola) të Malit të Zi, teksa ka provuar të luajë edhe në Serbi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

Zyrtarizohet goditja e radhës në familjen bardh e zi !! Dejan Zarubica është pjesëtari më i ri i familjes tonë duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare pas përfundimit të bashkëpunimit si kampion me ekipin e Buducnost! Miresevjen Dejan“, lexohet në komunikatën e klubit kurbinas.

Një përforcim i rëndësishëm në repartin e prapavijës për trajnerin Shpëtim Duro. Laçi është një nga katër skuadrat e Superiores që siguroi pjesëmarrjen në Europë dhe në raundin e parë të Conference League do të sfidojë malazezët e Podgoricës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!