Laçi nis merkaton. Pas disa largimeve, sot kurbinasit kanë bërë ndërhyrjen e parë në hyrje dhe ai është portieri Alen Sherri. I riu shkodran, pas takimit me presidentin Pashk Laska, është bindur nga oferta.
Sherri largohet kështu nga Vllaznia, klub ku është formuar dhe ka luajtur shpesh si titullar. Portieri shtatlartë ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U21 dhe te kurbinasit do ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij.
Te Laçi këtë sezon ka qenë titullar portieri Dimitri Stajila, i cili mund të largohet nga kurbinasit. Ishte e domosdoshme gjetja e një portieri shqiptar, për të liruar edhe një vend për të huaj në formacion. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDpCQJrAcUa/?igshid=inzsnrtr326y