Zyrtare: Kukësi përforcon sulmin, njofton transferimin e fundit

schedule20:17 - 23 Qershor, 2021

schedule 20:17 - 23 Qershor, 2021

Kukësi ka bërë një tjetër afrim. Edi Basa, sulmues i krahut të djathtë, është zyrtarisht i skuadrës verilindore. 27-vjeçari ka firmosur për një vit.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i djathte Edi Baša eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone!

Futbollisti kroat ka firmosur me klubin nje kontrate nje vjecare me mundesi rinovimi edhe per nje sezon tjeter, duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuadër.

 

Basa vjen te Kukesi nga kampionati i Maqedonise se Veriut ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Borec ne Ligen e Pare maqedonase. Ne 11 ndeshje me Borec, sulmuesi i djathte ka shenuar 3 gola dhe ka asistuar ne 2 te tjere

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Baša me fanellen e ekipit tone. Dobrodošao Edi Basa”, njofton klubi i Kukësit. / abcnews.al