Kukësi vijon me përforcimet. Ditën e sotme është prezantuar afrimi i radhës, mesfushori Shqipërim Taipi.
Ai ka dalë para mediave dhe ka thënë fjalët e para për zgjedhjen e bërë, pas eksperiencës së parë në Superiore me Skënderbeu. Të verilindorët Taipi gjen edhe vëllain e tij, Gjelbrim.
“Kukësi çdo vit ka qenë ndër vendet e para dhe shpresoj që të jetë ashtu. Më bindi arsyeja që Kukësi thuajse çdo vit luan në Kupat e Europës dhe kjo ishte arsyeja pse u transferova këtu. Më motivon fakti që do të luftojmë për objektiva madhore.
Shpresoj që të jemi ndër vendet e para. Roli im është mesfushor dhe shpresoj që më shumë të shërbej për shokët se sa të shënoj”, ka thënë Taipi mes të tjerash. / abcnews.al