Orges Shehi edhe zyrtarisht nuk është pjesë e Kukësit. Vetë durrsaku e konfirmoi diçka të tillë pak kohë më parë për “Abcnews.al”, ndërkohë që klubi verilindor doli edhe me një komunikatë përmes së cilës bëhet me dije mbyllja e bashkëpunimit.
“Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur.
Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Kukësit, ndërkohë që bisedimet me Skënder Gegën janë në fazë të avancuar dhe pritet zyrtarizimi së shpejti. /abcnews.al