Zyrtare/ Kukësi “blindon” mbrojtjen, firmos për 2 vite me ish-lojtarin e Universitatea Craiova

schedule14:01 - 4 Gusht, 2022

schedule 14:01 - 4 Gusht, 2022

Kukësi vazhdon përforcimet gjatë kësaj merkatoje, teksa ditën e sotme kanë zyrtarizuar një tjetër lojtarë.

Bëhet fjalë për Tiago Ferreira, i cili ka firmosur me verilindorët dhe do të vihet kështu nën urdhrat e Skënder Gegës për sezonin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Kukësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se palët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare.

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi portugez Tiago Ferreira është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 2 sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Ferreira është bashkuar me ekipin në Turqi, aty ku edhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati iranian, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Tractor, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si MTK Budapest, , Uniao Madeira e Zulte Ëaregem por edhe me Portugalinë U21. Mbrojtësi 29-vjeçar është një prodhim nga akademia e Portos, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Portos, teksa ka luajtur edhe me ekipin Porto B”, shkuhet në postimin e verilindorëve.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!