Zyrtare: Kukësi bën merkato në Serbi, afron një sulmues të djathtë

schedule12:51 - 25 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 25 Qershor, 2021

Kukësi zyrtarizon afrimin e pestë në ekip, pas Hilës, Dacit, Ndrecës dhe Basës. Alija Krnic është lojtari më i ri i skuadrës verilindore, që ka nënshkruar për dy sezone.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathte Alija Krnic është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin një kontrate dy vjecare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Krnic vjen te Kukësi nga kampionati serb, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Javor Matis në Superlige. Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e ekipeve si Decic Tuz, Almudevar e Iskra.  Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellën e ekipit tonë”, njofton klubi verilindor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!