Zyrtare: Kukësi bën merkato në Maltë, afron një rival për Xhikën

schedule15:50 - 5 Shtator, 2020

schedule 15:50 - 5 Shtator, 2020

Kukësi ka bërë një tjetër përforcim dhe ai është portieri Entonjo Elezaj, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega dhe do rivalizojë me Dashamir Xhikën për një vend titullari. 24-vjeçari është produkt i Juventusit, pasi ka luajtur me moshat e bardhezinjve të Torinos në të shkuarën.

Më pas ka kaluar te Pro Vercelli dhe Sliema Wandereres në Maltë. Vjet ishte pjesë e këtyre të fundit, duke u aktivizuar në 7 ndeshje si titullar. Elezaj ka provuar të luajë edhe në Serie B, me Perugia, në sezonin 2016/17, në dy takime.

Portieri shqiptar ka veshur edhe fanellën e Fondi – me këtë skuadër numëron edhe numrin më të lartë të ndeshjeve në një sezon, 37 – dhe Catanzaro në Serie C.

NJOFTIMI – “Entonjo Elezaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Portieri 24-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. Gardiani ka luajtur për shumë vite në kampionatin italian, por edhe në Maltë. Në të shkuarën, ai ka luajtur me ekipin e Juventus U23, teksa është edhe prodhim i kësaj akademie.

Elezaj ka firmosur sot kontratën 1 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Elezaj do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë”, njofton klubi i Kukësit përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!