Zyrtarë: Kontratë 3-vjeçare, Kukësi “blindon” një mesfushor

schedule12:44 - 6 Tetor, 2020

schedule 12:44 - 6 Tetor, 2020

Kukësi ka nisur që tani të mendojë për rinovimet e kontratave dhe sot është zyrtarizuar marrëveshja e re me mesfushorin Fluturim Domi. Në miqësoret e deritanishme ai ka luajtur disa ndeshje si titullar dhe në klub e kanë në plane për të ardhmen.

Jo vetëm kaq, por kanë edhe pritshmëri. Domi nuk i ka thënë “jo” ekipit të qytetit të tij dhe ka firmosur një marrëveshje 3-vjeçare. Ai është produkt i skuadrave të moshave të Kukësit.

“Mesfushori i talentuar kuksian Fluturim Domi ka rinovuar me skuadrën tonë deri në vitin 2023. I dalë nga akademia e Kukësit, mesfushori do të mbajë veshur fanellën e qytetit të tij edhe për 3 sezonet në vijim. Sezonin e shkuar, Domi zhvilloi 5 ndeshje duke shënuar edhe një gol. Urime dhe suksese Fluturim! Të priftë e mbara”, njofton klubi i Kukësit. /abcnews.al