Teuta ka nisur me rinovimet e kontratave dhe dy të parët që kanë nënshkruar janë lojtarë të prapavijës.
Blagoja Todorovski dhe Jackson Ferreira i kanë thënë “po” propozimit të drejtuesve të Teutës dhe do ta vijojnë karrierën në Durrës.
“Klubi i futbollit Teuta njofton vazhdimësinë e kontratës me Blagoja Todorvski dhe Jackson Ferreira. Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, dy mbrojtësit dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e Teutës.
Në kampin durrsak do të kenë punë me rinovimet, pasi një pjesë e mirë e titullarëve të sezonit të shkuar nuk janën nën kontratë për sezonin e ardhshëm. / abcnews.al