Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Kampionët e Interit rikthejnë portierin veteran pas 17 vitesh

schedule15:20 - 25 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 25 Qershor, 2021

Alex Cordas rikthehet tek Interi. Portieri 38-vjeçar ka nënshkruar dhe do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë, si një alternativë për portën.

Cordas është i lidhur me Interin, pasi në vitin 1999 u bashkua për herë të parë me moshat e klubit nga Milani, duke fituar pas tre vitesh edhe Kupën Viareggio 2002 dhe titullin kampion, duke qenë shok skuadre me Obafemi Martins dhe Goran Pandev.

 



Ai debutoi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit, në vitin 2004. Ajo ishte ndeshja e parë dhe e vetme me fanellën zikaltër, ndërkohë që e vazhdoi karrierën në ekipe si Spezia, Acireale, Pizzighettone, Treviso, Lugano, Cittadella, Gorica, Parma dhe së fundmi Crotone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!