Juventusi ka zyrtarizuar nënshkrimin me mesfushorin e Gladbach, Denis Zakaria.
Pas kalimit me sukses të testeve mjekësre, zvicerani ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.
Juventusi ka paguar vetëm 7 milion euro për mesfushorin që përfundonte kontratën me klubin gjerman në verë.
Këtë e ka bërë zyrtare ish-klubi i tij M’gladbach me një postim në Twitter./ h.ll/abcnews.al
Thank you for four and a half years of passion and hard work, @Deniszakaria8 ???#DieFohlen pic.twitter.com/aNjCCjhWFw
— Gladbach (@borussia_en) January 31, 2022