Dinamo ka zyrtarizuar afrimin e radhës. 18 herë kampionët e Shqipërisë janë klubi më aktiv në merkato. Lorenco Hasani është prezantuar ditën e sotme te “nëndetësja”.
17-vjeçari aktivizohet si mesfushor krahu dhe vjen nga Akademia e Futbollit “Bajrami”, në Elbasan. Përveç emrave të njohur dhe me eksperiencë, Dinamo po tenton të afrojë edhe të rinj me talent dhe kualitet.
“Lorenco Hasani, pjesë e Dinamos. Një 17 vjeçar është zyrtarizimi i radhës tek Dinamo. Mesfushori anësor, Lorenco Hasani ishte pjesë e Akademisë së Futbollit “Bajrami” në Elbasan ku ka spikatur me kualitetin e tij.
Hasani është një investim i klubit për futbollistët e rinj të cilën kanë një vëmendje parësore në projektin e rikthimit!“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas. /abcnews.al


