Zyrtare/ Holanda prezanton trajnerin e ri, ish-kapiteni ulet në pankinë

schedule20:56 - 23 Shtator, 2020

schedule 20:56 - 23 Shtator, 2020

Frank De Boer është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Holandës. Drejtuesit e Federatës kanë arritur prej ditësh akordin me 50-vjeçarin, i cili ka provuar të drejtojë skuadra si Ajax, Inter, Crystal Palace dhe Atlanta United në MLS.

Ish-kapiteni dhe qendërmbrojtësi i “tulipanëve”, i cili shënoi 13 gola në 112 ndeshje të luajtura me kombëtaren e vendit të tij, zëvendëson Roland Koeman në stolin e Holandës. Ky i fundit nuk refuzoi ofertën e Barcelonës dhe ka marrë drejtimin e ekipit katalanas.

Frank De Boer është emëruar trajneri i Holandës. 50-vjeçari do të jetë në drejtim të kombëtares për dy vitet e ardhshme, deri në vjeshtën e vitit 2022, që përkon me fundin e Botërorir Katar 2022.

De Boer fillon punë menjëherë dhe do të ulet në pankinë në sfidën e radhës ndaj Meksikës, si dhe për dy duelet e Nations League ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Italisë“, lexohet në komunikatën zyrtare të Federatës. /abcnews.al