Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Godet Tirana, firmos me sulmuesin e Finlandës

schedule13:35 - 18 Janar, 2021

schedule 13:35 - 18 Janar, 2021

Befason Tirana, që ka zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi nga Finlanda. Bëhet fjalë për Tim Väyrynen, i cili ka nënshkruar me kampionët në fuqi për 18 muaj dhe pretendohet që çështja e sulmit të jetë zgjidhur me këtë lëvizje.

Vayrynen doli kampion vjet me skuadrën e Helsinki, duke shënuar 9 gola. Ai luajti vetëm 11 ndeshje si titullar dhe në fund ishte realizuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij. Në të shkuarën ka luajtur në Holandë dhe Gjermani, teksa spikat një eksperiencë me Dynamo Dresden në Bundesliga 2.

 

“Mirësevjen Tim Väyrynen! KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve.

 

Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27-vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm.

Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar”, njofton Tirana. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!