Zyrtare: Fantazi për Arsenalin, firmos mesfushori i blerë nga Porto

schedule20:15 - 21 Qershor, 2022

schedule 20:15 - 21 Qershor, 2022

Arsenali ka zyrtarizuar fantazistin Fabio Vieira, pasi ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë 5-vjeçare.

“Topçinjtë” gjetën gjuhën e përbashkët me Porton dhe për kartonin e Vieira kanë paguar 30 milionë euro.

Portugezët mund të përfitojnë edhe pesë milionë të tjera përmes bonuseve të përfshira në marrëveshje. / abcnews.al