Sherif Kallaku është një nga goditjet më të mëdha të Superiores, edhe pse te Teuta rikthehet në një huazim 6-mujor. Durrsakët i kishin nisur bisedimet prej kohësh, por vetëm dje u gjet marrëveshja me Lokomotiva Zagreb dhe sot ka ardhur njoftimi zyrtar.
“Sherif Kallaku është zyrtarisht lojtari më i ri i Teutës. Drejtuesit e klubit gjetën marrëveshjen me homologët e Lokomotiva Zagreb, që zotërojnë kartonin e mesfushorit të kombëtares për ta huazuar për gjashtë muajt e ardhshëm.
Kallaku do të jetë pjesë e Teutës deri në dritaren e transferimit në janar. Afrimi i tij është një vlerë e shtuar jo vetëm për pjesëmarrjen në Champions League ku kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Sheriff Tiraspol, por edhe për kampionatin shqiptar.
Mesfushori e njeh mjaft mirë grupin dhe trajnerin Martini, pasi me këtë skuadër arriti të fitoj Kupën e Shqipërisë duke u larguar nga “Djemtë e Detit” në fund të sezonit 2019-2020 për t’u kthyer sërish një vit më vonë.
Kallaku do t’i bashkohet skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohen në Durrës”, njofton klubi i Teutës përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al