Pas 3 sezonesh të kaluara te “verilindorët” e Kukësit, anësori i sulmit të tyre, Ergys Peposhi ka njoftuar ditën e sotme, se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kukësit, teksa pritet që t’i bashkohet të vëllait të tij, Arditit te “shijakasit” e Erzenit.
Lajmi e bëri publik vetë 22-vjeçari, i cili me anë të një postimi të shpërndarë në profilet e tij zyrtare, në rrjetet sociale ka falenderuar klubin deh të gjithë shokët e tij të skuadrës, për 3 vitet e bashkëpunimit.
“Si çdo fillim ka dhe një fund. Nga sot nuk do të jem më pjesë e F.K Kukësit. Falenderoj klubin për këto 3 vite që kemi kaluar bashkë me situatat e mira dhe ato të vështira. Falenderoj të gjithë çunat që kam punuar me ta përgjatë këtyre viteve. Faleminderit edhe tifozëve të Kukësit për mbështetjen që i bën ekipit në çdo moment.”,- shkruan ai në postimin e tij. /i.m /abcnews.al