Zyrtare/ Ergys Kaçe me ekip të ri, mbetet në elitën e futbollit grek

schedule16:09 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:09 - 3 Tetor, 2020

Ergys Kaçe është lojtari më i ri i Arisit të Selanikut. Mesfushori kuqezi largohet nga ekipi i PAOK, që zotëronte kartonin e futbollistit shqiptar, por sezonin e shkuar luajti si i huazuar te Larissa. Ish-mesfushori i PAOK, nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me Aris.

Njoftimi i Aris:

“ARIS njofton blerjen e Ergys Kace. Mesfushori i Shqipërisë, 27-vjeçar (i lindur më 8 korrik 1993), i cili sezonin e kaluar luajti për AEL Larissa, nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me ekipin tonë”.

Kaçe ka luajtur gjithsej 162 ndeshje në elitën e futbollit grek, duke shënuar nëntë (9) golash dhe duke dhuruar 14 asiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!