Zyrtare: Epoka Matko Djarmati te Vllaznia përfundon, vjen njoftimi

schedule09:06 - 9 Qershor, 2022

schedule 09:06 - 9 Qershor, 2022

Matko Djarmati nuk është më drejtor sportiv i Vllaznisë. Kroati largohet pas dy vitesh nga shkodranët, që në dy sezone fituan Kupën e Shqipërisë dhe vjet dolën nënkampionë.

“KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falënderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, njofton klubi shkodran.

Tashmë mbetet të shihet se kush do ta pasojë Djarmatin në rolin e drejtorit sportiv. Një dorë në lidhje me merkaton pritet ta japë edhe trajneri Mirel Josa, me të cilin shkodranët fituan Kupën. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!