Zyrtare: Enis Gavazaj me ekip të ri, sulmuesi i krahut rikthehet në kryeqytet

schedule15:54 - 5 Tetor, 2020

schedule 15:54 - 5 Tetor, 2020

Prishtina ka bërë edhe një goditje të fundit në merkato. Bardhekaltrit kanë arritur akordin me Enis Gavazajn, duke siguruar një përforcim cilësor në repartin ofensiv.

25-vjeçari ishte pjesë e Kukësit në Superiore sezonin e fundit, u shpall nënkampion me verilindorët, por nuk ia doli të përsërisë performancat pozitive që bëri me Skënderbeun. Rekordmenët e futbollit dardan kanë zyrtarizuar akordin me lojtarin sulmues me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Rikthim në kryeqytetin dardan dhe në IPKO Superligën e Kosovës për sulmuesin e djathtë nga Prizreni. Gavazaj luajti me Prishtinën në sezonin 2012/2013 dhe ndeshjet shumë të mira i siguruan transferimin te belgët e Gent më pas.

Prishtina prej kur isha unë ka ndryshuar shumë, vetëm pak bashëklojtarë që kam pasur më herët ende janë pjesë e klubit. Ka ndryshuar stadiumi e që tani është ambient shumë më i mirë se që ka qenë.

“E njoh ekipin, e përcolla edhe dje me Llapin, më pëlqeu, thjesht duhet punë dhe me këtë ekip besoj që mund të arrijmë shumë lart. Premtoj më të mirën nga ana ime, gola dhe asistime”, u shpreh Gavazaj gjatë prezantimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!