Zyrtare: Egnatia prezanton tre afrime, gati prezantimi i Bruno Telushit

schedule22:09 - 4 Shtator, 2021

schedule 22:09 - 4 Shtator, 2021

Egnatia duket se është zgjuar në këto ditë të fundit të merkatos për të afruar lojtarë dhe vetëm në orët e fundit ka zyrtarizuar tre afrime.

Aleandro Daka dhe Petros Silidhis kanë firmosur me klubin rrogozhinas, që bën të qartë se ata të rinj që do i shërbejnë klubit për të ardhmen më shumë se për të tashmen.

Ndërkohë ndryshe ndodh me Arsenio Valpoort, i cili vjen për të lënë menjëherë shenjë në Superiore. Në të shkuarën ai ka luajtur me skuadra të fuqishme në Europë.

Afrimi i radhës me shumë mundësi do jetë Bruno Telushi. Mesfushori ka akord me rrogozhinasit dhe sot ishte i pranishëm në stadium në miqësoren me Apoloninë, e fituar 2-1 nga skuadra e Gugash Maganit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!