Italia, Gjermania (e cila ka filluar dhe kampionatin), Spanja dhe disa shtete të tjera, janë rikthyer në stërvitje të plota këtë javë. Kishte mbetur pa vendosur vetëm për kampionatin anglez, por tashmë është marrë një vendim dhe për Premier League.
Ekipet angleze do të rikthehen në fushat e blerta këtë javë për të kryer stërvitje të plota në grup, normalisht sipas protokollit higjieno-sanitar që FA i ka dërguar Qeverisë së Anglisë.
Teste për COVID-19, masa të rrepta higjienë dhe një kujdes i madh në kontaktet e evitueshme: Kështu pritet të jetë rutina e re e stërvitjes së skuadrave. Vendimi për të rifilluar stërvitjen e plotë këtë javë, është votuar unanimisht nga të gjithë aktorët e futbollit./abcnews.al
BREAKING: Premier League clubs have unanimously agreed to resume training this week ?♂️ pic.twitter.com/lHP51QN2mD
— Goal (@goal) May 18, 2020