Francesco Moriero është larguar nga drejtimi i Dinamos. Italiani dha dorëheqjen dhe ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Olsi Uku rikthehet te 18 herë kampionët e vendit dhe tani do të drejtoje ekipin e parë.
Uku në të shkuarën ka qenë në krye të Dinamos U19, U21 dhe zëvendëstrajner i Cammaratta. Tani nis një aventurë të re, pas aventurës së shkurtër si zëvendëstrajner i Tiranës me Nevil Deden trajner.
Dinamo ka dalë edhe me njoftim për emërimin e Ukut trajner të skuadrës së parë: “Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos. Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.
Uku është një njohje e vjetër e ekipit. pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.
Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër”. / abcnews.al