Zyrtare: Dinamo e lë të lirë, Kastrioti merr Endri Reçin për mbrojtjen

schedule21:28 - 15 Gusht, 2021

schedule 21:28 - 15 Gusht, 2021

Dinamo ka njoftuar largimin e një prej lojtarëve të rinj të skuadrës. Endri Reçi ka zgjidhur me mirëkuptim marrëveshjen dhe do të jetë pjesë e Kastriotit.

Në rast se 21-vjeçari do të shitet, atëherë Dinamo do të përfitojë 20% të shumës. Kjo ka qenë marrëveshja mes klubeve, me krutanët që nuk do të paguajnë për periudhën e formimit.

“Futboll Klub Dinamo njofton shkëputjen e kontratës me marrëveshje mes klubit dhe lojtarit, me futbollistin Endri Reçi. Mbrojtësi 21-vjeçar, nga sot është i lirë dhe Dinamo ruan 20% të vlerës së kartonit.

Dinamo e falënderon Reçin për kontributin e dhënë me fanellën blu duke i uruar suksese në vazhdimësi”, shkruan Dinamo në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. / abcnews.al