Zyrtare: Dhurata e fundit për Gegën, Kukësi afron një mbrojtës

schedule13:31 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:31 - 8 Tetor, 2020

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Sadik Vitija, i cili në shkuarën ka luajtur me Zvicrën U17. Sezonin e fundit ai ka luajtur në ligën e dytë zviceranë, por duhet përmendur fakti që kjo ka ndodhur vetëm në fillim të sezonit.

Vitija vjen te Kukësi për t’u rikthyer në nivele të larta, pasi më parë ka provuar të luajë edhe në Superligën e Zvicrës me Grasshopper. Mbrojtësi ka firmosur për 2 vite dhe Kukësi njofton si më poshtë:

“Sadik Vitija është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi shqiptar ka firmosur ditën e fundit të merkatos kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi 22-vjeçar vjen nga kampionati zviceran i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet me ekipin në stërvitje sot. Vitija ka luajtur me ekipet zinxhir të moshave të Zvicrës U15, U16, U17, U18, U19, U20. Në kampionatin zviceran, Vitija ka luajtur me Zurich, Vaduz e Schaffhausen”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!