Pablo De Lucas është zyrtarisht lojtar i Kukësit, sikurse kishte njoftuar abcnews.al ekskluzivisht një ditë më parë. Mesfushori spanjoll, i cili ka luajtur edhe në La Liga, ka zbarkuar në Shqipëri dhe ka nënshkruar. Trajneri Diego Longo e ka kërkuar vetë mesfushorin dhe pret që të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës, edhe pse është 34 vjeç dhe në shtator mbush 35.
NJOFTIMI – Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Pablo De Lucas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 34-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
De Lucas vjen te Kukësi pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun. Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën me klubin e Sevillas në Spanjë duke debutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijon, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit De Lucas me fanellen e ekipit tone. Bienvenidos Pablo”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit. /abcnews.al