Chelsea ka blinduar me kontratë të re sulmuesin Armando Broja. Londinezët kanë dalë me njoftim dhe bëjnë me dije se kanë firmosur për 5 vite.
Broja ka folur pas rinovimit të marrëveshjes: “Jam pa fjalë, jam shumë i emocionuar. Është klubi që kam ëndërruar të luaj, klubi që mbështes dhe e dua.
A new deal for Armando Broja! ✍️?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022
Kam qenë këtu që fëmijë dhe është diçka surreale për mua e familjen time. Të vesh fanellën e Chelsea është një ëndërr e bërë realitet”. / abcnews.al