Inter zyrtarizon afrimin e radhës. Zikaltrit ka përforcuar krahun e djathtë me Victor Moses, i cili vjen nga Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje nga klubi italian. 29-vjeçari nigerian është një njohje e vjetër e Antonio Contes me të cilin u shpall kampion Anglie te Chelsea në vitin 2017.
Moses ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Anglisë dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Anglisë U17 në Europianin e zhvilluar në 2007. Në 2012 ndryshoi mendje dhe vendosi të përfaqësonte Nigerinë, vendin e tij të origjinës, aty ku ka shënuar 12 gola në 38 ndeshje.

Moses luan si sulmues i djathtë, por Conte do e vendosë si mesfushor i djathtë në skemën e tij 3-5-2. Dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Fenerbahce dhe aventurën turke e mbylli me 5 gola të shënuar. Tani është lojtar i Interit dhe është gati të emocionojë tifozët e ekipit italian me paraqitjet e tij në korsinë e djathtë. /abcnews.al
? | ANNUNCIO
Trasferimento completato: @VictorMoses è nerazzurro!
?
? https://t.co/8xLwfjAwkU#WelcomeVictor #NotForEveryone pic.twitter.com/wGsUCSCMdY
— Inter (@Inter) January 23, 2020