Zyrtare/ “Blindohet” Vinicius Jr, braziliani rinovon me Real Madrid

schedule15:13 - 31 Tetor, 2023

schedule 15:13 - 31 Tetor, 2023

Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Vinicius Jr për rinovimin e kontratës së tij me klubin edhe për katër vitet e ardhshme.

Sulmuesi brazilian ka kaluar gjashtë vite në “Santiago Bernabeu”, por do të vazhdojë edhe për disa vite të tjera me fanellën e “Los Blancos”. Këtë lajm e ka barë të ditur klubi spanjoll, ndërsa gazetari italian Fabrizio Romano ka zbuluar se braziliani do të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

Në gjashtë sezonet e tij me Real Madrid, Vinicius Jr ka luajtur 235 ndeshje, në të cilat ka shënuar 63 gola dhe ka fituar 9 tituj./h.ll/abcnews.al