Zyrtare: Bitri e mbyll me Partizanin, ikën me fjalët më të mira

schedule14:53 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:53 - 15 Qershor, 2021

Eneo Bitri nuk do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi qendror ka njoftuar se nuk ka rinovuar kontratën me “Demat” dhe tashmë del si lojtar i lirë.

 

Beratasi falënderon drejtuesit dhe tifozët për tre vitet e kaluara te Partizani, skuadër me të cilën Bitri fitoi edhe titullin kampion.

Bitri me shumë mundësi do ta vijojë karrierën jashtë vendit. Në Bullgari dhe Kazakistan e duan mbrojtësin, që shpejt pritet të konfirmojë ku do të luajë sezonin e ardhshëm. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!