ZYRTARE/ BE godet Putin dhe Lavrov, shpall paketën e sanksioneve për 2 kokat e mëdha të Rusisë

schedule19:45 - 25 Shkurt, 2022

schedule 19:45 - 25 Shkurt, 2022

BE-ja po ashpërson qëndrimin e saj kundër Rusisë, duke vendosur zyrtarisht sanksione personale ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Sipas medieve të huaja, vendosja e sanksioneve ndaj Putin dhe Lavrov do t’i bllokojë ata në transaksionet bankare që kanë lidhje me BE-në.

Lexo edhe:Burrin e la në luftë në Ukrainë, shqiptarja publikon videon teksa arratiset bashkë me fëmijën

Të vetmit liderë mbi të cilët BE ka vendosur sanksione janë Bashar al-Assad i Sirisë dhe Lukashenko i Bjellorusisë. Tani është radha e Putinit“, vuri në dukje Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Masa kundër Putinit dhe kryediplomatit të tij Sergei Lavrov erdhi ndërsa të dërguarit e 27 vendeve anëtare të BE-së diskutuan hollësitë e një vale të re sanksionesh, që u mbështetën nga udhëheqësit e BE-së në një samit urgjent të enjten në mbrëmje.

“Është një sinjal i rëndësishëm politik”, tha një diplomat i lartë i BE-së, duke iu referuar vendimit për të vënë në shënjestër udhëheqësit e Rusisë.

” Ne po godasim Rusinë aty ku duhet goditur, jo vetëm ekonomikisht por edhe nga ana energjetike,” tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock pas mbërritjes në Bruksel.

“ Për këtë arsye u ra dakord për një paketë të re masash, e cila përfshin Putinin dhe Lavrovin ”, shtoi ministri i Jashtëm gjerman.

Përjashtimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankar SWIFT po konsiderohet gjithashtu.

SWIFT(Society for WorldWide Interbank Financial Telecommunication) është një sistem pagesash ndërkombëtare, i cili bazohet në transaksione nëpërmjet një sistemi kodi standard . Shumica e klientëve të SWIFT kanë vëllime të mëdha tregtare, si p.sh. pagesat e kompanive ruse të energjisë .

Çdo përjashtim i Rusisë nga ky sistem ndërkombëtar do të ishte një goditje e rëndë për bankat e vendit , do të reduktonte ndjeshëm aftësinë e saj për të tregtuar jashtë vendit, por edhe për të përfituar nga eksportet e naftës dhe gazit. Në të njëjtën kohë, megjithatë, do ta bënte sistemin global të tregtisë ndërkombëtare me të vërtetë “përmbys”, një situatë që të gjithë do ta “paguanin”.

Më herët, ministri francez i financave, Bruno Lemerre, tha se kjo ishte “zgjidhja e fundit “.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!