ZYRTARE: Bayern mendon për të ardhmen, firmos talenti i PSG

schedule10:23 - 1 Korrik, 2020

schedule 10:23 - 1 Korrik, 2020

Leroy Sane pritet të zyrtarizohet pjesë e Bayern Munich, ndërkohë që bavarezët kanë konfirmuar një tjetër lëvizje dhe bëhet fjalë për afrimin e një mbrojtësi të talentuar. Tanguy Kouassi nuk pranoi të nënshkruante me PSG si profesionist dhe gjermanët e bindën.

Kontrata e mbrojtësit 18-vjeçar do të jetë e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2020. Pasi ka firmosur, mbrojtësi ka thënë edhe fjalët e para si bavarez.

“Jam i lumtur që mund të luaj me Bayern Munich. Është një klub i madh dhe me traditë. Shpresoj që të bëj emër këtu dhe të luaj sa më shumë. Do të punoj shumë për ta arritur diçka të tillë”, u shpreh mbrojtësi për faqen zyrtare të Bayern Munich. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!