Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Arrihet akordi, Laçi i beson pankinën Shpëtim Duros

schedule20:33 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 20:33 - 11 Dhjetor, 2020

Laçi me trajner të ri. Bardhezinjtë, që këtë sezon pretendojnë titullin kampion, e nisën sezonin me Armando Cungun, por humbja me Kukësin në kampionat (25 nëntor) solli ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin shkodran.

Në stol u ul përkohësisht Stavri Nica, teksa Laçin e drejtoi zv trajneri Klevis Hima në takimin e fundit ndaj Tiranës. Presidenti i klubit kurbinas, Pashk Laska nuk është nxituar dhe ka kryer bisedime me disa trajnerë gjatë kësaj periudhe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

Vendimi është marrë ditën e sotme dhe i përzgjedhuri është Shpëtim Duro. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Laçi lajmëron arritjen e akordit me trajnerin e njohur, i cili do të debutojë me bardhezinjtë në takimin e së dielës kundër Teutës në “Niko Dovana”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!