Zyrtare: Armando Dobra shpërblehet, firmos kontratë të re me Ipswich

schedule13:16 - 20 Maj, 2020

schedule 13:16 - 20 Maj, 2020

Armando Dobra, sulmuesi anësor që para disa kohësh u ftua me Shqipërinë U21, ka nënshkruar një kontratë të re me Ipswich Town. Marrëveshja e nënshkruar do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërkohë që do të ketë edhe një klauzolë për ta zgjatur edhe me një vit tjetër.

Djaloshi 19-vjeçar është i vendosur për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi dhe tanimë pret të marrë edhe më shumë minuta.  Sulmuesi është aktivizuar më së shumti me ekipin e dytë, por ka provuar të luajë edhe me ekipin e parë, në ligën e tretë angleze.

LEXO EDHE: Armando Dobra magjik, shmang këdo që i del para dhe shënon (VIDEO)

Në tre përballje ka hyrë në fushë si zëvendësues, ndërkohë që është aktivizuar edhe në FA Cup. Dobra është një nga lojtarët më me perspektivë dhe pritet shumë prej tij, edhe në kombëtaren kuqezi. / abcnews.al