Amir Abrashi është larguar nga Freiburg. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i ka dhënë fund aventurës me klubin e Bundesligës, pjesë e të cilëve u bë në korrikun e vitit 2015.
“Pitbulli” dardan është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni. Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers.
Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg (vetëm pesë ndeshje), teksa tek ekipi i ri do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën. /abcnews.al