Zyrtare: Afrim i bujshëm i Vllaznisë, firmos me ish-mbrojtësin e Werder Bremen

schedule15:20 - 31 Korrik, 2021

schedule 15:20 - 31 Korrik, 2021

Vllaznia gjen menjëherë zëvendësuesin e Eni Imamit dhe firmos me një mbrojtës të nivelit të lartë. Fallou Diagne është lojtari më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi, i cili në të shkuarën ka luajtur me ekipe si Werder Bremen, Metz, Freiburg e Konyaspor ka firmosur për një vit me shkodranët.

Lajmin e të ditur vetë Vllaznia. Përtej eksperiencës së madhe mbetet për ‘u parë sesa do përshtatet Diagne. Prej një viti 31-vjeçari është pa ekip, pas divorcit me Konyaspor dhe nuk dihet forma fizike e tij.

NJOFTIMI – Vllaznia firmos me Fallou Diagne. Mbrojtësi Fallou Diagne nga sot është pjesë e KF Vllaznia. Mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri. Mirë se erdhe Fallou Diagne! /abcnews.al