Vasil Shkurtaj ishte i pari yll që Kukësi humbi, ndërkohë tani konfirmohet se edhe Kristal Abazaj nuk do të jetë pjesë e verilindorëve. Ndonëse pretendohej dhe mendohej se mund të luante edhe në kupat e Europës, sulmuesi anësor duhet të kthehet te klubi që zotëron kartonin e tij.
Kukësi e kishte marrë në huazim nga Anderlecht dhe Abazaj dha një kontribut të madh që verilindorët ta mbyllnin në vendin e dytë. “Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Kristal Abazaj nuk është më pjesë e skuadrës sonë.
Klubi i Kukësit e falënderon Abazajn për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në të ardhmen. Abazaj erdhi në formë huazimi nga klubi belg i Anderlechtit dhe me fanellën e Kukësit shënoi 10 gola dhe iu besua një rol i rëndësishëm në skuadër. Faleminderit Kristal”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor. /abcnews.al