Zyrat e punës, Sorensen: Objektivi është 25 mijë punëkërkues për 2018-n

schedule14:41 - 1 Qershor, 2018

schedule 14:41 - 1 Qershor, 2018

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajana Sorensen, ka publikuar shifrat e të punësuarëve nga zyrat e punës për muajin maj dhe objektivin për të arritur të punësohen 25 mijë deri në fund të vitit 2018. Në deklaratën për mediat, zëvendësministrja Sorensen ka nënvizuar se performanca më e mirë është realizuar në qytetet si Kukësi, Pogradeci dhe Saranda.

Dajana Sorensen: “Në total për vitin 2018, zyrat e punës kanë një target prej 25 mijë punëkërkuesisht të cilët do të asistohen nëpërmjet tyre. Duke pasur parasysh performancën e zyrave të punës në këto tre muaj, ne jemi konfidentë që ky objektiv për 2018-n do të realizohet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!