Zvicra kundër rrymës: Mirëpresim turistët, por jo italianët!

schedule15:23 - 23 Nëntor, 2020

schedule 15:23 - 23 Nëntor, 2020

Zvicra do të mirëpresë turistët pavarësisht pandemisë.

Në Vierbier, ku ka pasur disa shpërthime në mars gjatë valës së parë, mjekët kërkuan që qyteti të izolohej. Pothuajse e njëjta gjë ndodhi në Ischgl, në Austri.

Në Verbier ka filluar përsëri turizmi, vend alpin ku mund të praktikosh sportin e skive. Në Ischgl, nga ana tjetër, do të duhet të presim deri më 6 dhjetor, kur të mbarojë bllokimi kombëtar i vendosur nga qeveria e Sebastian Kurz.

Përveç Verbier aktualisht ka 10 vende të cilat turistët mund të vizitojnë. Këto përfshijnë Crans Montana, Andermatt, Davos dhe Zermatt që ndodhet në anën tjetër të Matterhorn, 9 km larg nga Cervinia.

Nëse në Itali nuk merret parasysh për të kaluar pushimet në pistat e skive, në Zvicër kjo gjë është e mundur.

Edhe pse, ditët e fundit, i dërguari i OBSH-së David Navarro e përshkroi situatën në Zvicër  shumë “serioze” dhe masat e marra “shumë të buta”, vendi ka vendosur të mirëpresë turistët.

Italianët nuk  do të jenë të mirëpritur në shpatet e Zvicrës: Lombardia dhe zonat e tjera konsiderohen akoma “të kuqe”, prandaj ata që jetojnë atje nuk lejohen të shkojnë në Zvicër përveç nevojave të ndryshme të lejuara nga qeveria.

Për më tepër, në mars, në Engadine, një parajsë për milanezët e pasur, një familje italiane u konsiderua përgjegjëse për pandeminë: prandaj niveli i vëmendjes është maksimal. Nga ana tjetër, gjermanët dhe holandezët janë të mirëpritur të paktën për Krishtlindje.

Ndërkohë Andermatt, ka një numër të kufizuar të skiatorëve, nuk lejohen më shumë se një mijë skiatorë në ditë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!