Zvicra është favoritja kryesore për të fituar Eurovizionin, sipas sondazheve

schedule12:25 - 7 Prill, 2024

schedule 12:25 - 7 Prill, 2024

Me pak më shumë se një muaj na ndajnë nga Festivali i Këngës së Eurovizionit të këtij viti, ka pasur një ndryshim në çmimet kur bëhet fjalë për favoritët kryesorë për të fituar.

Pas gati dy muajsh kryesim, Kroacia nuk është më e para dhe Zvicra aktualisht ka më së shumti shanse për të fituar.

Nemo me këngën “The Code” që përfaqëson Zvicrën këtë vit aktualisht ka 24 për qind shanse për të fituar sipas sondazhet.

Në vend të dytë është Baby Lasagna me këngën “Rim Tim Tagi Dim” e cila ka 15 shanse të dhëna.

Pas tyre vijnë Italia, Ukraina dhe Holanda.

Eurovizioni do të mbahet në Malmö këtë vit, ndërsa netët gjysmëfinale do të zhvillohen më 7 dhe 9 maj, kurse finalja është caktuar për 11 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!