Zvicra e rizgjodhi për Eurovizion, Gjon’s Tears tregon prapaskenat me Festivalin, çuditet me Alketa Vejsiun

schedule17:04 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 17:04 - 31 Dhjetor, 2020

Gjon’s Tears këtë enjte ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.  Përveç emocioneve pa fund që përjetoi dhe momenteve plot humor, ai u ndal edhe në një rrëfim që nuk e kishte bërë më parë.

Ai tregoi në ‘Abc e Pasdites’ përvojën e tij në Festivalin e këngës në vitin 2019, se si u ftua të aplikonte e më vonë nuk u përzgjodh që të ishte konkurent në Festival. Gjon tregoi se pati komunikime me Alketa Vejsiun teksa u çudit nga përgjigjet që mori.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i Ftuar në Festival dhe nuk më ftoj, por s’ka problem”.

Historia duket se përsëritet për herën të dytë edhe këtë vit. Ai tregoi në bisedën e ngrohtë që zhvilloi me Ermalin se edhe këtë vit I shkruan nga adresa e instagramit të Festivalit për të bërë një përshëndetje me piano. Gjoni i kishte thënë se për pak ditë vinte në Shqipëri dhe mund të performonte LIVE në Festival, për të cilën u dakortësuan por… çuditërisht askush nuk e kontaktoi më në vijim.

“Repondez mua” është kënga me të cilën ai përfaqëson Zvicrën në Eurovizion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!