Zviceranët i lëkundin pankinën, Challandes vë pikat mbi “i”

schedule09:34 - 12 Prill, 2020

schedule 09:34 - 12 Prill, 2020

Bernard Challandes do ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe trajneri zviceran e ka konfirmuar diçka të tillë pas lajmeve në vendin e tij, që e vënë në dyshim të ardhmen e teknikut në krye të dardanëve. Challandes ka qenë iu qartë në deklaratën e tij, dhënë për “Futbolli.info”.

“Dua të bëj të qartë se qëllimi im është për ta vazhduar bashkëpunimin me FFK-në, siç jam i sigurt se ky është edhe qëllimi i drejtuesve të FFK-së. Problemi i vetëm aktualisht është situata me Coronavirusin. Sapo të kalojë kjo periudhë, jam i sigurt se do ta gjejmë zgjidhjen për vazhdimin e kontratës”.

“Jam në kontakt  të vazhdueshëm me presidentin Agim Ademi dhe me pjesën tjetër të stafit. I kemi idetë e njëjta, për të vazhduar zhvillimin e ekipit kombëtar. Ky fakt më bën optimist se ne do ta vazhdojmë pa problem bashkëpunimin tonë. Jam i lumtur me ekipin dhe me projektin në të cilin jemi duke punuar, por edhe me pjesën tjetër të organizimit dhe menaxhimit të Kombëtares”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!