TIRANË- Gazetari Fatos Mhamutaj, i ftuar në “Ora e Fundit”, theksoi se Komisioni Europian përçoi mesazhin e qartë që Shqipëria duhet t’u hapë rrugë investimeve të huaja, por me kushtin që këto investime të kalojnë në filtrat e kontrollit.
Ai u shpreh se protesta paqësore janë një “vaksinë” e shëndetshme për demokracinë, por këto protesta nuk duhet të bllokojnë rrugët apo të pengojnë qytetarët e tjerë në punët e përditshme.
“Shqipëria duhet që të respektojë legjislacionin e saj, së dyti duhet të shikojë zonat e mbrojtura, mjedisin dhe pastaj të arrijmë deri te mbrojtja e habitatit të shpendëve dhe kafshëve të rralla. Shqipëria duhet t’i analizojë këto çështje njëra pas tjetrës. Por duhet të respektojë dhe investitorët.
Komisioni Europain, tha se Shqipëria duhet t’u hapë derën investimeve të huaja, por sugjeroi se duhet të filtrohen ato. Këtë gjë Komisioni Europian i ka sugjeruar Shqipërisë, investimet mos i lini, por duhet parë qëllimi i tyre”, tha ai.
Ai u ndal te protesta, ndërsa tha se nisja e saj ishte paqësore dhe ditët e fundit ka eskaluar ndjeshëm. Bllokimin e autostradës që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, gazetari Mhamutaj e cilësoi si veprim të nxituar dhe që shkon kundër interesit qytetar.
“Protesta nisi në mënyrë paqësore. Protesta është një mënyrë demokratike e të shprehurit, por është një lloj vaksine për shëndoshjen e demokracisë. Protesta eskaloi, u paralizua rruga që të çon drejt Aeroportit në Rinasit”, tha ai./abcnews.al



