Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zvërneci, ende sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar”/ Rama: Shpifje të qëllimshme dhe të sajuara

schedule10:54 - 1 Qershor, 2026

schedule 10:54 - 1 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të hënë lidhur me debatet e krijuara për projektin zhvillimor në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke sqaruar se procesi ka kaluar në disa faza shqyrtimi dhe nuk është miratuar në formën fillestare të paraqitur nga investitorët.

Sipas kreut të qeverisë, projekti është rrëzuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në vitin 2024, me kërkesën për uljen e intensitetit të ndërtimit dhe mbrojtjen e lagunës, ndërsa miratimi është dhënë vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve.

Rama theksoi se ende nuk ekziston një projekt arkitektonik i miratuar dhe se puna për hartimin e tij vijon me angazhimin e studiove dhe inxhinierëve ndërkombëtarë. Ai paralajmëroi gjithashtu se kompania që vendosi gardhin me gjemba në zonë do të ndëshkohet me gjobë.



“Siç thashë ata u paraqitën për herë të parë në vitin 2023, më pas vazhduan bisedimet me shtetin për Sazanin. Projekti nuk u miratua për formën që u paraqit fillimisht. Në mbledhjen e 2024-ës, KKT-ja e ka rrëzuar projektin dhe ka kërkuar që të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të ruhet laguna.

Projekti është miratuar vetëm pasi janë miratuar kushtet e vendosura. Në vitin 2024-ën nuk është miratuar projekti arkitektonik dhe ende sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar. Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore dhe parametrat teknikë dhe urbanistikë.

Pasi është realizuar investitorët kanë angazhuar pesë nga studiot më të mira në botë. Bashkë me këto studio kompania ka angazhuar një grup inxhinierësh nga më të mirët në botë. Edhe sot që flasim po punojmë për të paraqitur studimin e projektit. Kompania që ka vendosur gardhin e shëmtuar me gjemba do të marrë një gjobë të majme”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!