Lojëra të këqija politike i quan zhvillimet e fundit nga të gjitha partitë politike politologu Ramush Tahiri. Sipas tij janë duke vepruar në atë mënyrë që të përfitojë ndonjë parti e caktuar në rast se vendi shkon sërish në zgjedhje.
Ai shprehet se e vetmja që e pëson në këtë rast është Kosova.
“Vendi duhet të shkojë nga një qeveri gjithpërfshirëse”, u shpreh politologu Ramush Tahiri.
Secili në teori konspirative po llogarit që ka dicka tjetër që fshihet që ndoshta ka frikë nga udhëheqja e qeverisë. Apo të shkohet nga një qeveri gjithpërfshirëse që t ëbëhen reformat dhe të kryhen punët e mbetura përgjysmë në integrime evropiane dhe bisedimet me Serbinë.
Edhe njohësi i çështjeve politike Milazim Krasniqi vlerëson se problemet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së janë më të mëdha ndërsa çështja e presidentit është vetëm pretekst.
Sipas tij këtu bëhet fjalë për mungesë besimi dhe guximi për të marrë përgjegjësi.
“Çështja e presidentit është vetëm një pretekst”, tha njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi
Megjithatë Tahiri thotë se presidenti ka disa mënyra për të zgjidhur këtë bllokadë.
“Presidenti ka mundësinë ti drejtohet me letër Kuvnedit dhe të kërkojë zgjidhje”, theksoi politologu Ramush Tahiri.
Presidenti ka një mundësi edhe tash ti drejtohet me një letër Kuvendit dhe të kërkoj zgjidhje. Kuvendi mund të vlerësoj dhe të shpërndaj vetveten nëse nuk gjen zgjidhje. Presidenti e ka këtë të drejtë që në letrën që ia drejton Kuvendit ti spjegojë procedurat dhe të ofrojë zgjidhje ndër to të kërkojë qeveri gjithpërfshirëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po synojnë të bashkëqeverisin me vendin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet këto dy parti ende nuk kanë gjetur një formulë të përbashkët për të arritur këtë marrëveshje.